Ish-presidenti Nishani tregon bashkitë që mund të fitojë “Rithemelimi”

Ish-presidenti Bujar Nishani ka bërë një parashikim në bazë të kalkulimeve të bashkive që mund të fitojë koalicioni i drejtuar nga Komisioni i Rithemelimit dhe ku bën pjesë dhe LSI-së, në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Për të analizat projektojnë një probabilitet më të madh që Rithemelimi të fitojë bashkitë e Shkodrës dhe Dibrës, ndërsa në 4 të tjerat mundësia është më e ulët.

“Kemi nisur një punë me shpejtësi në terren. Primaret na ndihmuan. E kemi një kalkulim. Mund të them që në Shkodër analizat projektojnë një probabilitet 90% për ta fituar. Tek bashkia e Peshkopisë kalkulimet nxjerrin një mundësi 80% për ta fituar bashkinë. Në Durrës kemi një kalkulim me probabilitet 60% dhe në bashkitë e tjera jemi 50 me 50% me PS”, u shpreh Nishani për ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?