Ish-Presidenti Topi: Rama rrëzohet nga pushteti me tryezën e Reformës Zgjedhore dhe me një koalicion që…
Ish-Presidenti Bamir Topi në një intervistë për News 24 është treguar i prerë se kryeministri Edi Rama mund të largohet nga pushteti me tryezën e Reformës Zgjedhore, që po mbahet sot në Pallatin e Kongreseve.
Topi u shpreh se krahas një Reformë Zgjedhore mund të largohet me një koalicion të madh mbi bazën e parimeve, jo përfitimeve.
Gjithashtu Topi deklaroi se fakti që palët kanë vënë në datë fikse, pra 31 majin si përfundimin e Reformës Zgjedhore ky është një gabim sepse i kushtëzon ata.
Çfarë duhet të bëhet që Edi Rama të largohet nga pushteti?
Topi: Shumë e thjeshtë. Edi Rama largohet me atë tryezë që po bëhet sot te Pallati i Kongreseve. Një Reformë Zgjedhore gjithë përfshirëse. Një koalicion i madh mbi bazën e parimeve, jo përfitimeve. Do të jap kaq, apo aq karrige.
Rama rrëzohet vetëm në këtë mënyrë. Përndryshe duke thënë që me Gjiknurin nuk ulemi dhe shkojnë e ulen, thonë që do bëjnë ndryshim dhe nuk e bëjnë, thonë do bëjnë transparencë dhe nuk bëjnë, unë se di.
Rama rrëzohet tek tavolina që po bëhet sot te Pallati i Kongreseve. Fakti që këta e lidhin me një datë fikse, 31 maj është një gabim i madh. Në mënyrë reciproke i nxjerrin njeri –tjetrit armën e dobët.