Ish-sekretari i Ministrisë së Bujqësisë: Kush gënjen për midhjen?
Ish-sekretari i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu ka reaguar për situatën e krijuar me eksportin e midhjes shqiptare. Duke ju përgjigjur reagimit të Ministrit Niko Peleshi, Bregu thotë se AKU duhet të ushtrojë kontroll rigoroz për midhjen e Butrintit.
Postimi i plotë i Vojo Bregut në Facebook:
Qendra e depurimit të midhjes, ka kapacitet pastrimi maksimal, 2 TON në ditë. Prodhimi minimal i midhjeve në liqenin e Butrinitit është në rastin më të keq 900-1000 TON, në rastin më të mirë deri në 5 000 TON. Pra do te duheshin minimalisht rreth 500 ditë ose rreth 2 vjet për të depuruar midhjet e këtij sezoni, ose në rastin më të mirë, 1000 ditë ose afërsisht 4 vjet. Pra matematikisht është e pamundur të bëhet depurimi siç pretendohet. Mendoj se në këto kushte ashtu siç është vepruar prej shumë vitesh, AKU duhet të ushtrojë kontroll rigoroz gjatë periudhës së prodhimit, pa abuzuar dhe duke mos përhapur panik. Gjithashtu gjatë 4 viteve nuk kemi lejuar 1 PPP shumë agresive për liqenin e Butrintit e cila do ta dëmtonte pa kthim liqenin. Uroj dhe shpresoj mos të jetë rasti……Sa për shifrat e depurimit më sipër nuk pranoj debat, por pranoj ta zgjidh siç i zgjidhin anglezët debatet…me bast.
KOHA JONË SONDAZH

