Ish-sekretari i shtetit, Pompeo viziton kampin e muxhahedinëve në Manzë

Michael Pompeo, Sekretari i 70-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ndodhet në SHqipëri, sot ka vizituar edhe selinë e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (MEK) në Shqipëri Ashraf 3 në Manzë të Durrësit. Ai u takua me Maryam Rajavi, Presidenten e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

”Amerika ju njeh dhe ju respekton thellësisht. Vuajtjet tuaja në emër të lirisë na rikujtojnë parimet për mbrojtjen e të cilave vendi ynë u themelua shumë vite më parë. Dëshiroj gjithashtu të falënderoj Presidenten e zgjedhur Maryam Rajavi.

Nën udhëheqjen e saj, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit po hedh themelet për një republike të lirë, sovrane dhe demokratike në Iran. Ebrahim Raisi, kasapi që orkestroi masakrën e 1988-ës, tani është president. 

Raisi nuk është presidenti i popullit të Iranit. Ai është presidenti i Ajatollahut. Misioni i tij është i qartë. Shkakto dhimbje. Frikëso, vazhdo me grabitjet dhe plaçkitjet. Por Raisi tashmë ka dështuar. Ai nuk ia ka dalë të shtypë kryengritjet në Iran dhe as të thyejë shpirtin fisnik të disidencës brenda popullit iranian”.

SHKARKO APP