Ish-sekretari nxjerrë bllof ministrin e ri: Porti u është dhënë peshkatarëve dy herë në dy vite

Ministri i ri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ishte sot në Durrës ku zhvilloi ceremoninë e kalimit të portit të peshkimit në administrim te peshkatarëve. Por ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Brego, zbulon se kjo “ceremoni” është zhvilluar për herë të dytë nga qeveria e PS. Sipas tij, të njëjtën gjë e kanë bërë ministrat paraardhës.

Ai ka postuar foto nga aktiviteti i ish-ministrit Niko Peleshi në tetor të vitit 2017, ku u deklaroi peshkatarëve se portin e kishin ata në administrim.

“Porti i peshkimit të Durrësit, për dy vjet qeverisje të mandatit të dytë i është dorëzuar dy herë peshkatarëve???. Nqs nuk do kemi zgjedhje të parakohshme parashikohet ti dorëzohet minimalisht dhe dy herë të tjera???.”,- shkruan Breu në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?