Ish-selia e PD-së i jepet Frymës së Re Demokratike

Selia e mëparshme e Partisë Demokratike do të shfrytëzohet nga Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit.

Aktualisht, në një pjesë të saj është Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, një institucion ky në varësi të bashkisë së Tiranës, që ka edhe pronësinë e godinës.

“Tentativa për të bërë lidhje me historikun e vendeve është pak e çuditshme sepse nëse do të bënim këtë paralelizëm do të thonim që Partia Demokratike tani qëndron tek ndërtesa e SHQUP- it dhe duhet të përmendnim faktin që ka qenë ndërtesa e SHQUP-it. Kam përshtypjen që ndërtesat janë ndërtesa dhe janë për funksione publike”, sqaroi lidhur me një fakt të tillë, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa ligji e detyron Bashkinë e Tiranës që t’i sigurojë një godine çdo partie politike, që ka arritur të marrë të paktën 1% të votave në zgjedhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?