Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm: Ja çfarë do të bëjë NATO nëse ka luftë në Kosovë!
I ftuar në “Arena nga Dritan Hila” në “Ora News” ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Jeronim Bazo, ka deklaruar se nuk parashikohet një situatë lufte pas vrasjes së Ivanoviҫ, por në të gjitha rastet sipas tij, është NATO ajo e cila është në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë në rast të një sulmi të mundshëm të serbëve.
Bazo: NATO e ka bërë edhe e bën, tani që flasim ajo është prezente me vëmendje dhe gatishmëri të shtuar tek ura e Ibrit. Dhe nëse paramilitarët serb sulmojnë NATON tek ura e Ibrit kam përshtypjen se çështja zgjidhet aty. Por nuk besoj se do t’i lërë njeri këta forca paramilitare të dalin jashtë kontrollit.
Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Jeronim Bazo ka deklaruar se vrasja e Oliver Ivanoviҫ, do të sjell pasoja në dëm të stabilitetit të Kosovës.
Bazo: Vetë akti që ndodhi dje ndaj politikanit të këtij niveli të serbëve të Kosovës, Ivanoviҫ druaj se do të tërheqë edhe “këmbëzën” për të shkrepur disa reagime dhe veprime jo të këndshme në dëm të stabilitetit të veriut të Kosovës, të Kosovës si e tërë, të marrëdhënieve të brishta Kosovë-Serbi, të dialogut të ndërtuar me aq kujdes dhe me aq mund, që efektin e parë e dha duke sjellë dorëheqjen e delegacionit serb. Gjithsesi unë nuk e shoh se do të kemi një përshkallëzim të konfliktit, dhe ndërhyrjes së KFOR-it.
Bazo thotë se nuk e sheh këtë vrasje si ndezje e një konflikti të armatosur në Ballkan.
KOHA JONË SONDAZH

