Ish-të përndjekurit, gati kësti i dytë për 540 trashëgimtarë

Hapet procesi për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë. Brenda datës 10 dhjetor, përfituesit e këstit të dytë duhet të dorëzojnë dokumentet në Ministrinë e Financave

Në vijim të procesit të dëmshpërblimeve për ish-të dënuarit politikë, Ministria e Financave ka publikuar emrat e trashëgimtarëve për këstin e dytë. Bëhet fjalë për 540 emra të rinj në kategorinë e trashëgimtarëve, të cilëve u kërkohet të dorëzojnë në Drejtorinë e Përfitimeve certifikatë personale dhe numër të ri të llogarisë bankare. Pas këtij veprimi, ata mund të tërheqin këstin, sipas shumave që i takon gjithsecilit. “Shekulli” boton sot përfituesit e rinj, ndërkohë që për të tjerët është caktuar statusi i çdo dosjeje, e cila duhet të rregullohet në krye të dy muajve.

Afati

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm 3 muaj afat do të kenë në dispozicion trashëgimtarët për të dorëzuar dokumentet që nevojiten pranë Drejtorisë së Pagave dhe Dëmshpërblimeve. Kjo vlen për familjarët e rreth 200 ish-të dënuarve. Përkundrejt të dënuarve që jetojnë, të cilët mjaftohen duke dorëzuar vetëm certifikatë familjare dhe numër llogarie, lista e kërkesave për trashëgimtarët është më gjerë. Nga këta të fundit për lëvrimin e çdo kësti kërkohet: kopje e letërnjoftimit, numër llogarie, certifikatë vdekjeje, certifikatë e trungut familjar, dëshmi trashëgimie dhe prokurë. Sipas Ministrisë së Financave, certifikata e vdekjes është kusht ligjor për shpërndarjen e dëmshpërblimit dhe nuk zëvendësohet me vendim gjykate që shpall të vdekur individin. E njëjta gjë vlen edhe për certifikatën e trungut të familjes, e cila nuk mund të zëvendësohet me certifikatë negative të lëshuar nga zyrat e Gjendjes Civile. Nga ana tjetër, nëse nuk ka një përfaqësues me prokurë, procesi ndërlikohet edhe më tepër, pasi duhet që për në ndarjen e çdo pagese të gjithë përfituesit e radhës së parë dhe të dytë që kanë aplikuar të kenë bërë dorëzimin e dokumenteve. Në të kundërt, dosja mbetet e bllokuar. Është pikërisht kjo një ndër arsyet, krahas pamjaftueshmërisë së fondit, ajo që ka sjellë ngadalësim të procesit për këtë kategori. N.Gj

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?