Ish-të përndjekurit, Nebil Çika: Deklarata e Ahmetajt tronditëse dhe kriminale
Kryetari i shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politik, Nebil Çika ka deklaruar se deklarata e ministrit Ahmetaj ishte tronditëse dhe kriminale.
Sipas tij shumë nga të pushkatuarit të akuzuar për terrorizëm si edhe të internuarit nuk përfitojnë fare shpërblimin nga qeveria.
“Jemi shumë të shqetësuar për deklaratën e ministrit të financave Arben Ahmetajt. Përpjekjet tona për të realizuar këtë të drejtë me ligj të të përndjekurve janë zvarritur nga qeveritë në këto 27 vite. Sidomos nga qeveria e fundit.
Deklarata e Ahmetajt është tronditëse, kriminale. Partia në pushtet nuk ka mbrojtur asnjëherë këtë shtresë. Ne kemi bërë përpjekjet që ky ligj të mos preket. Shumë nga të pushkatuarit të akuzuar për terrorizëm, nuk e përfitojnë fare shpërblimin.
Në ligjin nuk janë përfshirë as të internuarit. Ne kemi bërë përpjekje që qeveria ti përfshijë këto. Na vjen një goditje shumë e fortë nga ministri.
Kjo kategori njerëzish janë një nga shtresat më të varfra në vend. Unë mendoj që kjo qeveri ka detyrimin politik që të shpërblejë të përndjekurit. Këtë e ka bërë si premtim qeveria gjatë fushatës elektorale”, u shpreh Nebil Çika në një konferencë për mediat të mbajtur ditën e sotme.
KOHA JONË SONDAZH

