Ish-truproja i Saimir Tahirit flet në gjyq: Nuk kam lidhje me trafikun

“Nuk kam lidhje me trafikun dhe më kanë përzier kot në këtë histori”, thotë ish-truproja e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, Hekuran Marku.

Këtë të dielë, Gjykata e Posaçme e la në burg Markun i cili u ekstradua nga Gjermania. Dy emrat e ish-truprojave të Tahirit dolën në përgjimet e një grupi kriminal të trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Kurse Agustin Deda, ndodhet ende në Francë.

Dy personat që përmenden si të penduar i kam njohur përmes Eltion Bregasit gjatë fushatës elektorale. Por ata më kanë ngatërruar kot në këto akuza”,-ka thënë më tej Marku.

SHKARKO APP