Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj shkon në SPAK

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj shkon në SPAK.

Mësohet se Ahmetaj është paraqitur në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj tij për 4 akuza: shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme.

Ish-ministri socialist ka qenë i shoqëruar nga avokati tij Henrik Ligori.

Kjo është hera e parë që ish-zëvendëskryeministri paraqitet në SPAK për këto hetime.

SHKARKO APP