Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë lë qelinë dhe dëshmon nesër për sterilizimin në Komisionin Hetimor

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka dhënë leje të posaçme Klodian Rrjepajt për të dëshmuar nesër në Komisionin Hetimor Parlamentar për “Sterilizimin.

Mësohet se leja është dhënë edhe për biznesmenin Ilir Rrapaj.

Ishte Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi që kërkoi për të thirrur si dëshmitarë ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj dhe gjashtë zyrtarë të tjerë, që janë nën hetim nga SPAK.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?