Ish-zëvendësministrja ironizon Arben Ahmetajn: Ra tërmet, mos u trembni se po vjen “Tigri”

Ish-zëvendëministrja e Financave, Irena Beqiraj ka ironizuar ministrin e Financave, Arben Ahmetaj. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Beqirja gjatë komentimin të lajmit të dhënë media se janë ndjerë disa lëkundje tërmeti në Tiranë në Durrës, në dy qarqet ku u prekën rëndë nga tërmeti i nëntorit i vitit të kaluar.

Beqiraj thotë se nuk duhet të shqetësoheni, sepse ju vjen në ndihmë tigri. “Paska rënë tërmet, mos u trembni! Vjen tigri”, shkruan Beqiraj.

Me fjalën “tigri”, Beqiraj nënkupton ministrin Ahmetaj, pasi ai me këtë epitet thërritet nga miqtë dhe kolegët e tij socialist, madje dhe në korridoret e PS-së.

Ahmetaj është caktuar nga qeveria si ministri për Rindërtimin e Banesave për zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjithashtu ‘Tigri” i PS-së është emëruar si përgjegjës nga qeveria edhe për përballimin e situatës së pandemisë së koronavirusit, dhe të prezantimit të paketave ekonomike për shpëtimin e biznesit dhe dhënien e pagave të punonjësve që dalin të papunë nga kriza e re ekonomike.

SHKARKO APP