Ish-zv.ministri: Nuk shoh arsye për rritje të çmimit të energjisë

Rritja e çmimeve, por më shumë shpallja e emergjencës energjitike është tema aktuale në vend. Ish-zv/ministëri i Financave, Elton Haxhi, thotë se shpallja e emergjencës energjetike justifikohet vetëm në kushtet kur operatorët nuk arrijnë dot të sigurojnë burimet e nevojshme.

Ai thotë se VKM-ja e miratuar sot jo domosdoshmërisht çon në rritjen e çmimit të energjisë. “Shpallja e gjendjes së emergjencës energjetike mund të jetë e justifikuar në kushtet kur operatorët e tregut energjetik nuk kanë mundësi për të siguruar burimet e nevojshme për t’u hedhur në rrjetin energjetik, por megjithatë kjo nuk do të thotë se automatikisht do kemi rritje çmimesh pasi VKM që është miratuar sot jo domosdoshmërisht të çon në këtë drejtim”, tha ai për Euronews Albania.

Po ashtu bazuar në bilancet e gjashtëmujorit të fundit, ish-zv.ministri thotë se Shqipëria ka patur më shumë eksport se import dhe në këto kushte rritjen e çmimit të energjisë elektrike e cilëson të tepruar.

SHKARKO APP