Ish-zv.ministri tregon prapaskenat: Ja ç’ndodhi në mbledhjen e parë të qeverisë! O zot, mendova, ku jam?

Nuk është më zv.ministër Arsimi dhe tani Taulant Muka vijon betejën e tij frontale ndaj qeverisë e arsimit. Këtë herë, i riu ka treguar se çfarë ndodhi në mbledhjen e parë të qeverisë, ku vetë ai mori pjesë. Sipas asaj që tregon Muka, numëroheshin like-t, share-t e çdo ministri.

“Në ekran projektohet një tabelë ku në krah të majtë ishin renditur Ministritë, dhe përkrah çdo ministrie ishte numri i “Pëlqimeve” (Likes), Shpërndarjeve (Shares) në Facebook, “Retëeet” në Tëitter, dhe “Pëlqimet” në Instagram. O Zot mendova, ku jam?! Ndërkohë që vendi im ka shumë probleme ekonomike dhe sociale, qeveria shqiptare harxhon kohë të vlefshme dhe diskuton “Pëlqimet” dhe “Shpërndarjet” në rrjetet sociale?! Kryeministri i vendit mbajti 20-30 minuta diskutim për performancën e dobët që Ministritë kishin bërë në rrjetet sociale, dhe se ishte skandaloze që kishte dhe zv.Ministra që merrnin 2 Pëlqime (LIKES). Të gjithë mbanin shënime, askush nuk fliste. Madje aty mësova që çdo ministri kishte një grup WhatsApp-i më pjesëtar stafet e ministrive, drejtorive dhe militantëve politik ku lajmërohej postimi në rrjetet sociale i një lajmi dhe ju kërkohej ta pëlqenin dhe shpërndanin”, shkruan Muka.

E PLOTË NGA TAULANT MUKA:

Beteja bëhet në rrjetet sociale, ja çfarë ndodhi në mbledhjen e parë të qeverisë ku unë mora pjesë?

Në mbledhjen e parë të qeverisë Shqiptare ku mora pjesë (7 Nëntor), fliste vetëm një individ, Kryeministri (KM) i vendit ndërsa të tjerët mbanin shënime. Pjesa e parë ishte formale, KM i vendit lexonte vendimet dhe vetë pohonte “Miratohet”. Pas kësaj pjese formale, u lumturova sepse kishte një minutazh të caktuar për diskutim, dhe tema ishte: Performanca e Ministrive. Ku ka tëmë më të bukur dhe më të rëndësishme se kjo. Mendova vlerësues i përformancës do ishin objektivat, zbatimi i reformës, por JO. Në ekran projektohet një tabelë ku në krah të majtë ishin renditur Ministritë, dhe përkrah çdo ministrie ishte numri i “Pëlqimeve” (Likes), Shpërndarjeve (Shares) në Facebook, “Retëeet” në Tëitter, dhe “Pëlqimet” në Instagram. O Zot mendova, ku jam?! Ndërkohë që vendi im ka shumë probleme ekonomike dhe sociale, qeveria shqiptare harxhon kohë të vlefshme dhe diskuton “Pëlqimet” dhe “Shpërndarjet” në rrjetet sociale?!

Kryeministri i vendit mbajti 20-30 minuta diskutim për performancën e dobët që Ministritë kishin bërë në rrjetet sociale, dhe se ishte skandaloze që kishte dhe zv.Ministra që merrnin 2 Pëlqime (LIKES). Të gjithë mbanin shënime, askush nuk fliste. Madje aty mësova që çdo ministri kishte një grup ËhatsApp-i më pjesëtar stafet e ministrive, drejtorive dhe militantëvë politik ku lajmërohej postimi në rrjetet sociale i një lajmi dhe ju kërkohej ta pëlqenin dhe shpërndanin.

 

Shumë pak shqiptarë e kuptojnë arsyen pse kjo është e rëndësishme. Qeveria shqiptare lufton për formën (fasadën) dhe jo përmbajtjen (zbatimi i reformës, treguesit ekonomik, cilësia në arsim etj). Perceptimi për Shqipërinë jashë vendit është i rëndësishëm për politikën Shqiptare, dhe i vetmi perceptim që për ta ka vlerë. Prandaj është e nevojshme të ketë sa më shumë përhapje të “fasadës” e shitur si arritje në rrjetet sociale. Bota perëndimore, përmes aplikacioneve të veçantë bazuar në metodat e inteligjencës artificiale, vlerëson gjendjen e vendit tonë (dhe shteteve të tjera) dhe përkrahjen që një forcë politike apo lëvizje ka në rrjetet sociale (përkthimi i statusit bëhet automatikisht në gjuhën angleze), gjë që nuk mund ta bëjë përmes medias vizive dhe të shkruar të cilat janë në gjuhën Shqipe dhe mund të kontrollohen (sikurse ndodhë në vendin tonë). Kjo është arsyeja pse fshihen mesazhet negative në statuset e qeverisë dhe pjesëtarëve të saj, apo edhe ndoshta beteja e qeverisë për “Shpifjen”. Duhet dhënë imazhi perfekt për Shqipërinë jashtë vendit, pak rëndësi ka realiteti faktik dhe çfarë mendojnë vetë Shqiptarët. Shikoni Tiranën sot, duket shumë bukur kur përshkron rrugën nga aeroporti deri në qendër dhe korpusin universitar (i cili ka fasadë të bukur, por po të hysh brenda gjendja është skandaloze). Kjo është dhe rruga që çdo zyrtar i huaj bën kur viziton Shqipërinë, duke ikur me përshtypjet sikur Shqipëria po ndryshon! Prandaj dhe beteja e Shqiptarëve sot për të vërtetën, kur nuk ka opozitë të forte dhe dija po shkatërrohet, është edhe betejë në rrjetet sociale…fatkeqësisht. Kjo është një betejë në të cilën shkenca (metodat e inteligjencës artificiale) mund të ndihmojnë!

SHKARKO APP