Ish-zv. ministrja e Financave: Koncesioni i pullave fiskale nuk do përfundojë
Ish-zëvendës ministrja e Financave Irena Beqiraj, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ndryshe nga se pret biznesi, koncesioni i pullave fiskale nuk do të përfundojë.
Beqiraj thekson se pema e këtij koncesioni u mboll në kohën e PD e tashmë po ujitet e po lulëzon.
Postimi i ish-zëvendës ministres së Financave, Irena Beqiraj:
Nuk perfundon ne vitin 2021 kontrata e koncensionit te pullave fiskale.
Biznesi pret nje perfundim te koncensionit te pullave fiskale . Por kjo nuk do te ndodhe. Kontrata e nenshkruar ne vitin 2011 kishte percaktuar nje klauzole , qe kontrata do te hynte ne fuqi ne momentin qe koncensionarit do ti jepej edhe prodhimi i pulles se ilaceve .
Ministria e Shendetesise e qeverise Rama kerkonte qe pulla e ilaceve te ofronte edhe funksionin track and Trace. Koncensionari per kete ndryshim ne kontrate pretendonte qe investimi qe do te kryente ishte 9.7 milion euro . Per kete arsye cmimi i pulles do te rritej nga 2 lek copa ne 10 lek copa.
Ky cmim do te rendonte shume ilacet e lira , keshtu qe Ministri i Financave ne vitin 2016 vendosi qe cmimi i pulles te vendosej ne baze te vleres se ilacit , ose sa 2.4% e vleres . Me kalimin e ketij miratimi kontrata Sicpa hynte ne fuqi. Pra kontrata perfundon ne fund te vitit 2026.
2016 ishte viti Kur kompania meme Sicpa bleu edhe koncensionarin e markimit te karburanteve GFI nje koncension tjeter I dhene ne kohen e PD .
Ky ishte viti, biles kjo eshte ceshtja , qe futi rrugetimin tim ne qeveri ne fazen finale te perfundimit.
Kundeshtimi im lidhej me nje fakt te thjeshte. Cilesia e ilaceve kryesisht atyre kuruese eshte gjithmone ne rritje per shkak te shpenzimeve te kerkim zhvillimit. Cdo ilac i ri kushton me shume . Me rritjen e vleres se ilaceve do te rritej ne menyre propocionale perfitimi i koncensionarit i cili me te njejten kosto per njesi, prodhonte si pullen per paracetamolin qe kushton 50 lek ashtu edhe per nje ilac te shtrenjte qe mund te kushtonje 50,000 lek . Keto perfitime ” te padrejta ” qe do te vinin jo per shkak te investimit apo kostove operative te koncensionarit por thjesht nga zhvillimet ne tregjet e barnave , ne kendveshtrimin tim ekonomik do te binin mbi publikun apo buxhetin e shtetit per ilacet me rimbursim .
Pema e ketij koncensioni u mboll ne kohen qeverisjes se PD, u ujit edhe lulezoi ne kohen e qeverisjes se PS-se .
A do prishen koncensionet? As mos e mendoni !
ALBERT Einstein na meson : “nese perserisni te njejtin eksperiment edhe prisni rezultate te ndryshme jeni thjesht te marre ose te deshperuar ”