Ish-zv/ministrja e Ramës i del kundër: S’është momenti për të bërë amnisti. PS është kthyer në një “republikë tifozësh”
E Ftuar në Abc News, ish -zvministrja e Financave Irena Beqiraj ka folur për amnistinë e propozuar nga kryeministri Edi Rama.
Sipas saj, Rama nuk ka dhënë detaje për amnistinë dhe se kanë qenë të përgjithshëm në sqarimet e tyre, ndërsa shton se duhet të sqarohet se kush është objekti i kësaj amnistie.
“Ne duhet të kuptojmë se çfarë amnistie kemi. Nga 2011 deri tani janë bërë disa amnisti dhe kjo është e pesta. Mund të them se momenti në cilin bëhet amnistia është i pafavorshmëm”, shprehet ish zv/ministrja socialiste.
Më tej Beqiraj thorë se nëse duan të bëjmë një amnisti ata duhet të dinë se për çfarë duan ta bëjnë atë amnisti.
Pjesë nga intervista:
A është morale që paratë e bëra më kontrabantë të jenë shtysë për ekonominë? Gjithë kjo nevojë që kemi për para e justifikon këtë amnisti?
Beqiraj: Të gjitha këto para mund të binin teorikisht zhvillim ekonomik. Ekonomia shqiptare sot nuk ka thjesht mungesë parash, sot në bankat tona ka gjithë ato para që flenë. Problemi është si do të rrisim etjen e ekonomisë shqiptare për para. Kjo amnisti ka në bazë mbushjen e arkës së shtetit. Arka e shtetit sot ka nevojë më shumë se kurrë për para, jemi edhe në procesin e rindërtimit. Amnistia deri diku do të ndihmojë arkën e shteti, por në afatgjatë duke qenë e pesta në pak vite, besoj se do të ndikojë per keq.
“Nëse në parti nuk ka demokraci nuk mund të ketë demokraci as në shoqëri”
“Ne jemi një demokraci e zakonshme, një demokraci partiake. Ne kemi nevojë për ti lënë vendin njeri-tjetrit të konkurojë me ide. Nuk duhet të pranojmë të udhëhiqemi nga një individ më shumë se 8 vite. Unë i jam bashkuar partisë me vullnetin tim të lirë. Marrëdhëniet e mia me Ramën si shef kanë qenë korrekte. Ndërsa për disa reforma dhe i ka zbatuar ato, kam pasur rezervat e mia. Mendoj që politika nuk mund të jetë vokacion, ka nevojë për njerëz që janë gati të japin”, deklaroi Beqiraj.
Gjithashtu ajo theksoi se kryeminisri Rama lexon gjithçka, por përgjigjet shumë rradhë.
“Është shumë e rëndësishme ti lëmë të ndryshojnë mentalitetin. Mund të flas për Partinë Socialiste për sa kohë jam anëtare dhe votuese e saj. Më vjen keq që PS është kthyer në një “republikë tifozësh””, tha ajo.
Sa i përket fjalës së kryeministrit Rama të mbajtur në Kongresin e PS ku edhe u shpreh se “e dua një mandat të tretë me 800 mijë vota”, ajo tha se Partia Socialiste duhet të ketë një projekt që të transmetojë ide. Sipas saj Kryeministri Rama duhet të prezantonte projektin që mund ta çonte drejt mandatit të tretë.
“PS duhet të jetë një parti debati dhe idesh. Në gjendjen që është sot nuk ka më çfarë të bëjë. Mandati i dytë e tregojë qartë se nuk kishte mundësi të bënte asgjë me fitoren. Ekonomia flet vetë, po ikin shumë e më shumë shqiptarë”, tha ajo.
Pjesë nga biseda në studio:
Irena Beqiraj: I jam bashkuar partisë socialiste me vullnetin tim të lirë ndërsa në qeveri, e kam thënë edhe herë të tjera, si Shef marrdhëniet e mia me Ramën kanë qenë tërësisht korrekte ndërsa për mënyrën se si i ka ndërmarrë disa nga reformat dhe i ka zbatuar ato , kam patur rezervat e mia.
Mirela Milori: Ja keni thënë këtë gjë?
Irena Beqiraj: Kur më është dhënë rasti, ja kam thënë dhe ja kam shkruar.
Mirela Milori: Cila ka qenë përgjigja e tij?
Irena Beqiraj: Unë mendoj se lexon gjithcka por përgjigjet shumë rrallë..
Mirela Milori: Zonja Spiropali në këtë studio, në lidhje me letrën e Arta Dades, tha që e kuptoj Daden por Irena Beqiraj nuk është pjesë e forumeve të Partisë Socialiste.
Irena Beqiraj: Unë jam anëtare e partisë socialiste, për ti folur një votiuesi apo një anëtari tjetër të PS nuk më duhet asnjë forum i partisë, aq më tepër kur janë kthyer në pasticeri fjalimesh të sheqerosura, që thurin lavde për drejtuesit dhe shpërndahen tituj kalorsiak. Jo pa qëllim nuk jam arriviiste për të qenë se sbën në një pozicion drejtues. Politika nuk mund të jetë një vokacion, të gjithë ata që e kanë patur vokacion politikën duhet ta lënë njëherë e mirë. Politika ka nevojë për njerëz të cilët janë të formuar personalisht dhe profesionalisht dhe futen në politikë për të dhënë jo për të marrë. Edhe pse nuk jam anëtare e forumeve të PS mund të flas për Ps për sa kohë jam anëtare dhe votuese e saj. Më vjen keq që PS është kthyer në republikë tifozësh dhe duhet te shikojmë si besnikëri cdo kritikë dhe cdo qasje për vetkorigjim. Ai mocion ishte një qasje dhe një platformë për vetkorigjim, kjo është besnikëria karshi një force politike. Nuk është të dalim e të shpërndajmë tituj dhe të tiundim flamujt e kongreseve, sepse e bëmë 50 vite.
Mirela Milori: Megjithatë Kongresi nuk e mori parasysh letrën tuaj…
Irena Beqiraj: Ishte një gjë që pritej por mendoj se bëmë shumë mirë që e bëmë, nuk është e kollajtë të zhbësh një mentalitet. Ajo që është e rëndësishme është që njerëzit ta ;lexojnë sepse kemi ardhur në kohën që duhet ti demokratizojmë këto nukla. Ne do ta vazhdojmë përpjekjen tonë, jam e bindur që në PS ka shumë të tjerë që ndajnë de facto mendimet që ndajmë ne.
Ne duam të ndikojmë te cdo anëtar i PS. Partia socialiste nuk mund të jetë më ashensori i pushtetit të saskujt. Zoti Rama ka qenë shumë i sinqertë në Kongres. Më shumë karizën tha; e dua një mandat të tretë me 800 mijë vota, pra PS është ajo që duhet ta ngjisë në një kat tjetër me 800 mijë vota. Ajo që pritej në një kongres dhe në një forum është që ky ishte projekti që ne kemi për mandatin e tretë. PS duhet të jetë një nukël debati dhe idesh. Në këtë gjendje që është sot forumet dhe Partia Socialiste nuk ka cfarë të bëj me fitoren edhe sikur të fitojë. Mandati i dytë e ka treguar qartë që edhe pse i kishin të gjithë mundësitë për të ndërmarrë reforma, për të qenë më të përulur, më të duruar me opozitarët dhe me të gjithë ata që na kritikonin, ne arritëm të tregonim që edhe pse fituam nuk kishim cfarë të bënim me fitoren. Po të shihni, që prej shkurtit të vitit të kaluar ka humbur gjithë kjo energji duke bërë debate politike por ekonomia flet vetë. Shqiptarët kanë nevojë për dritë shprese, shqiptarët po lënë vendin.
Mirela Milori: Çfarë prisni të bëj Rama?
Irena Beqiraj: Unë pres që të forcojë bazën e PS sepse nuk e ka me vet. Ka shembull Shkodrën dhe Vlorën. E vetmja ide ekonomike që u shpall në kongres ishte amnistia. Amnistia na ka munguar për ta zhvilluar Shqipërinë? JO, Rama sot duhet ta hapë atë parti dhe të futen aty gjithë intelektualët që nuk janë mësuar ti çajnë qiejt me katapultim por me shpatullat e tyre.
Mirela Milori: Këto probleme që ju keni, a i ka edhe baza socialiste?
Irena Beqiraj: Kam përshtypjen që baza socialiste i ka të gjitha këto probleme sepse e ndjen më shumë se sa kurrë që aty mundohte të kontribuojë por jo në mënyrë cilësore. Ja i fituam zgjedhjet, kush është programi që do të implementojmë? Ku do ta cojmë shqipërinë?
Unë nuk ju jap dot përgjigje për këtë. E lexoj kryministrin në një mandat të tretë vetëm nëse ai do të dojë të ndryshojë, gjë që më duket e pamundur. Ai duhet të heqë dorë nga demagogjia dhe të merret pak më shumë me punë. Unë mendoj qëRama është tashmë një lider letargjik. Nuk bën më politika aktive, i përgjigjet cështjeve që i vijnë në tavolinë kur i vjen halli.
Mirela Milori: Nëse akuzoheni se po bëni atë që po bën opozita me Ramën në kohën kur keni qenë zv/ministre e financave dhe jeni anëtare e PS, si do përgjigjeshit?
Irena Beqiraj: Unë nuk hedh baltë as mbi zotin Rama dhe as mbi asnjë anëtar të PS, ajo që them është se kemi nevojë për një qasje të qartë, programatike me elementë të performancës me kyce të matshme. Vetëm kështu kemi mundësi të masim njëri tjetrin, zoti Rama mendoj se nuk ka më mundësi ta bëj këtë gjë. Ajo që kam vënë re te zoti Rama është se i dashuron trëndafilat por nuk durojnë dot gjëmbat dhe si përfundim mbeten me lule dele në dorë që në fund mbeten një tufë barishtesh.