Ish-Zv.Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KE-së: Shqipëria nën drejtimin e Edi Ramës çdo ditë e më larg BE-së
Ish-Zëvendës President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, dhe ish-deputet i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, teksa përkujton Ditën e Europës, deklaron se Shqipëria nën drejtimin e Edi Ramës çdo ditë e më larg BE-së! Përmes rrjeteve sociale, Biberaj shprehet krenar që e ka drejtuar Asamblenë Parlamentare të KE-së për dy mandate nga ku, thotë ai, se është shkarkuar në avion nga lobi ruso-serb dhe marionetat e tyre në Tiranë.
Mesazhi i plotë
Sot Dita e Europës së Bashkuar! Krenar që kam drejtuar Asamblenë Parlamentare të KE-së për dy mandate nga ku më shkarkoi në avion lobi ruso-serb dhe marionetat e tyre në Tiranë! Shqipëria nën drejtimin e Edi Ramës çdo ditë e më larg BE-së!
Te dashur miq,
Duke iu uruar një të dielë të qetë dëshiroj të kujtoj sot Ditën e Madhe të Europës, kur burrat e shquar të shteteve kryesore Europiane, gjermani Konrad Adenauer, italiani Alice De Gasperi dhe francezi Robert Shuman, vendosën që të krijojnë aleancën më të madhe politike dhe ekonomike në Europë, që më vonë do të merrte emrin Bashkimi Europian, i cili u ngrit nga hiri dhe shkatërrimi i shkaktuar nga Lufta e Dytë Botërore. Gjatë karrierës sime politike isha i nderuar, por edhe shumë krenar si shqiptar që të drejtoja Asamblenë Parlamentare të KE-së për dy mandate, në periudhën 2005-2009, kohë sfidash të jashtëzakonshme për Shqipërinë që lidheshin me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE-në, anëtarësimin në NATO, si dhe liberalizimin e vizave, dhe krye-sfida e çështjes kombëtare për Pavarësinë e Kosovës dhe njohjet ndërkombëtare të saj.
Por, natyrisht, që puna ime në shërbim të kombit, nuk do t’i pëlqente jo vetëm delegacioneve ruse dhe serbe në Asamble, por as shërbëtoreve të tyre në politikën e Tiranës, të cilët me urdhër ruso-serb më shkarkuan në avion, kur po kthehesha nga ceremonia e Inaugurimit të Presidentit Amerikan Barack Obama për në Strasburg, ku do të drejtoja sesionin e punimeve të Asamblesë të Janarit 2009. Gjithsesi, koha dhe historia do ta zbardhin këtë goditje anti-shqiptare të shqip-folësve në Shqipëri të urdhëruar nga Moska dhe Beogradi.
Fatkeqësisht sot në këtë ditë të madhe të Europës, Shqipëria nën drejtimin e Edi Ramës dhe grupit të strukturuar kriminal të “Rilindjes”, po largohet çdo ditë e më shumë nga BE. Dëshmia e fundit janë edhe masakrimi dhe krimi zgjedhor i farsës së 25 Prillit..
SOT DITA E EUROPES SE BASHKUAR! KRENAR QE KAM DREJTUAR ASAMBLENE PARLAMENTARE TE KE-se PER DY MANDATE NGA KU ME SHKARKOI…
Pubblicato da Aleksander Biberaj su Domenica 9 maggio 2021