Ish-zyrtari i Doganave i përgjigjet Berishës: Nuk jam arrestuar në Itali

­Ish-zyrtari i Doganave, Ervin Kajo, i përmendur një ditë më parë nga ish kryeministri Berisha si i arrestuar në Itali për trafik droge hedh poshtë akuzat.

Në një intervistë për “Panorama”, ai thotë se ka 14 muaj që nuk ka lëvizur nga Shqipëria dhe kjo edhe për faktin se ka tre fëmijë të vegjël, njëri prej të cilëve i ardhur në jetë vetëm një muaj më parë.

Sipas Kajos, personi që Berisha i referohet është Ervin Kaja nga Kavaja.

Kajo ka bere publike edhe letren e doreheqjes nga Drejtoria e Doganave ne 17 mars 2015. 

SHKARKO APP