Ish- zyrtari i PS: Kandidati ynë, tutor prostitutash

 

Pas largimit të një kandidati të PD, i cili akuzohej se merrej me prostitucion, hapet loja e akuzave. Ish- sekretari i Partisë Socialiste në Divjakë, Berti Mone, ka zgjedhur zyrën e PD, dega Lushnjë, për të denoncuar dhunën ndaj tij. Ai ka akuzuar për këtë Loni Kokoneshin, vëllain e kandidatit të PS në Divjakë, Fredi Kokoneshi, për të cilën deklaron se ka bërë edhe denoncim në prokurorinë e Lushnjës.

“Po rrija ulur në sediljen time në makinë, me xhamin e hapur. Papritur del nga makina monstra e Divjakës, Loni Kokoneshi, shtyp butonin e siguresës së derës së makinës time dhe me pabesi siç e ka kjo lloj race e familjes së tij, fillon e godet me grushta duke mbajtur edhe çelësat e makinës në grusht. Më goditi në fytyrë, në kokë, në brinjë, në krahun e zemrës”.

Sipas ish-sekretarit të socialistëve Divjakë, Berti Mone, ky është një rast i përsëritur, pasojë e një konflikti që e ka pikënisjen pas një denoncimi të bërë në vitin 2012.

Mane ka akuzuar kandidatin e koalicionit të majtë, njëkohësisht edhe kryebashkiakun Fredi Kokoneshi si të inkriminuar.

Mane tha se Kokoneshi ka qenë tutor prostitutash në Milano, por hoqi dorë sepse policia i kapi kushëririn dhe prostitutën.

Ai tha se kryebashkiaku aktual i ka dhënë prostitutës 30 milionë lireta për të mos e denoncuar në polici.

Mapo

SHKARKO APP