”Isha i tronditur”, fjalët e para të efektivit në Polici për të dashurin e gruas: Mëso të mos futesh…

Efektivi Erjon Goxhara shkoi vetë në Polici, pasi plagosi dy ditë më parë 45-vjeçarin Lorenc Kosta. Ai ka deklaruar se kur ka kryer krimin ka qenë në kushte të rënduara psikologjike. “Isha i tronditur”, mësohet të ketë thënë Goxhara në rajon.

Efektivi i policisë e qëlloi në mes të rrugës 45-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë në pjesët e këmbëve dhe ato intime. Më pas nxori telefonin dhe e filmoi. Goxhara dyshonte se Kosta kishte lidhje intime me bashkëshorten e tij, me të cilën kanë dy fëmijë. “Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve dhe as t’i hash djersën e tjetrit”. Me këto fjalë iu drejtua efektivi i policisë Erjon Goxhara, Lorenc Kostës, pasi e qëlloi me 6 plumba.

Bashkëshortja e efektivit është njohur në vendin e punës me Kostën, aty ku dhe kanë nisur një romancë jashtëmartesore, sipas mediave. Historia është zbuluar rreth 4 muaj më parë nga efektivi Erion Goxharra, ku kanë pasur edhe debate në familje. Pasi u qëllua 6 herë nga efektivi, i cili në atë moment ishte jashtë shërbimit, Kosta ndodhet në spital në rrezik për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?