Ishëm/Manastirliu: Qendra shëndetësore do të rindërtohet. Mjekët: Shërbimi vijon

Qendra shëndetësore 24 orëshe e Ishmit do të rindërtohet, pasi godina shëndetësore u dëmtua rëndë nga tërmeti. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila ka vlerësuar mjekët dhe infermierët të cilët nuk e ndalën shërbimin e tyre për asnjë moment. Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore në Ishëm, Manastirliu tha se kjo qendër do të përfshihet në planin e rindërtimit së bashku me objektet e tjera të dëmtuara nga tërmeti. “Janë 12 objekte qendra shëndetësore, të cilat janë vlerësuar me dëmtime serioze apo dëmtime të lehta si dhe katër struktura spitalore me dëmtime të rikuperueshme për të cilat po punohet, përveç spitalit të Laçit i cili do të rindërtohet”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu vlerësoi punën e mjekëve dhe infermierëve të Ishmit, të cilët edhe pse u gjendën të rrezikuar nga dëmtimi i godinës, nuk e ndalën shërbimin për banorët. Manastirliu theksoi se mjekët dhe infermierët kanë treguar që kanë qenë të parët që kanë dhënë me përkushtim dhe sakrificë shërbimin e duhur që në momentet e para, ndërsa vijojnë të ofrojnë shërbim pa ndërprerje për banorët e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit.

Merita Agasi, infermiere në Ishëm shprehet se edhe pse spitali nisi të shembej, ajo nuk e ndali shërbimin e saj. “Çdo gjë na u shëmb në kokë. Natën e tërmetit ne ishim në shërbim 24 orësh. Dolëm jashtë. Kam dëmtime, kam qenë me mjekime gjatë gjithë kohës dhe punën nuk e kam ndërprerë për asnjë ditë. Filloi duke u shemb spitali, sovatimet duke rënë. Na kanë rënë në kokë, në duar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, kryeinfermierja në qendrën shëndetësore Ishëm, Xhemile Gjyli tha se ”sa kemi dalë jashtë, pas 20 minutash na erdhi një urgjencë, një plak mosha e treta që ishte goditur në kokë. I kishte renë një tjegull, megjithatë me mjekun i kemi dhënë ndihmën e parë në makinën e mjekut. Me pas i kemi dërguar për Durrës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Besmir Lumaj, mjek familje në autoambulancat Lalëz dhe Likmetaj thotë se rastet më të shumta kanë qenë të sëmurët kronikë. “Raste kemi pasur plot. Më të shumtët kanë qenë të sëmurët kronikë. Kanë ardhur me shqetësime me hipertension, probleme të frymëmarrjes më shumë nga stresi që kanë kaluar nga gjendja e ankthit”. Kurse Sabaje Dervishi, me detyrë infermiere tha se ”edhe pse janë kushtet shumë të vështira, unë bashkë me mjekun kemi shkuar edhe në shtëpi gjatë këtyre ditëve. Kemi ndjekur fëmijët nga zero në dy vjeç. Edhe vaksinimi ka vazhduar dhe po vazhdon ashtu siç kemi vazhduar gjithmonë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?