Arben Malaj flet për Bashkim Finon

Ish-ministri i Financave Arben Malaj  i ftuar në emisionin ‘’Frontline’’ të Marsela Karapanços në News24 ka kujtuar kohët e vjetëra me mikun e tij të ndjerë, Bashkim Finon.

Malaj thotë se me Finon është njohur në universitet ku për 4 vite kanë fjetur në të njëjtën dhomë si studentë të së njëjtës dege. Ai e përshkruan Finon si një njeri strikt, pozitiv, me humor, batuta dhe sportiv.

Sipas tij, momenti më i veçantë që i kujtohet është në dasmën e Bashkim Finos në Gjirokastrës, ku një batutë u hodh për diferencën e gjatësisë mes tij dhe bashkëshortes duke e krahasuar me një kurbë, duke ditur faktin se bashkëshortja ishte pak më e gjatë se vetë Fino.

Ndërkohë Malaj kujton edhe kohën kur Fino u bë kryeministër i Pajtimit Kombëtar, për të cilin thotë se vuri kusht që ai të bëhej ministër i Financave, dhe për këtë i detyrohet nënës së Bashkim Finos që i thoshte Malaj ‘’mos e lër vetëm’’.

”Edhe për mua personalisht është ditë e vështirë, për faktin se nuk ishte vetëm mik e koleg, u rritëm bashkë. Për 4 vite kemi fjetur në të njëjtën dhomë, studionim për ët njëjtën degë. Ne ishin si vëllezër.

Ditë e vështëi për Dianën, Megin, Redin, shokë e miq. Ka diçka qëë të ngushëllon, që të gjithë e kanë destinacion. Fakti që familja e tij dhe ne si kolegë duhet të jemi krenarë.

Sigurisht si shok dhome, Bashkimi dallonte, ishte i veçantë. Atë shtator të 1982 kur na vendosën në të njëjtën dhomë, ishim 4 shokë, dhe ngelëm aq edhe pse ishte dhomë e vogël.

Rezistuam, mbetëm 4 herë 4 shokë, miq , Levendi, Bedriu,, Bashkimi dhe unë. Ai kishte kulturë nga familja që sillte, e shihja të sistemuar në gjithçka, e në të shtruar, shënime, në gjithçka. Ai ka qenë një nga studentët më të mirë, në maturën e 1986 ishim një grup studentësh që u diplomuam me rezultatet më të mira, dhe krijuam bërthamë në lidershipin e ekonomisë dhe politikës.

Bashkimi u bë kryebashkiak në ’92, pati karrierë të shkëlqyer profesionale. Unë isha në Bankën Kombëtare Tregtare. Konkurruam të dy në ’92 me PS. Bashkimi ishte më fitues në garat e tij. Dua të theksoj se ne për gjirokastritët tregojmë ndonjë barcoletë sa kurnacë janë.

Ishte shumë fisnik sepse kishte mundësi të punonte gjatë verës. Ai e shpenzonte bashkë me ne, shpejt. Jeta e tij ka qenë e vështirë, u rrit jetim. I ati vdiq para se të lindte Bashkimi. E ëma nuk u martua më, dhe iu përkushtua Bashkimit. Çfarë vinte nga Gjirokastra i linte mbi tavolinë, nuk kishte. Bashkimi ka dhe një meritë duke e gjetur bashkëshorten, me Dianën, e ngushëlloj nga shpirti Dianën. Pasi bëri zgjedhjen, bëri dhe një persion pozitiv ndaj nesh.

Unë kam mendimin që respektin Bashkimi e ka marrë kur ishte gjallë. Jo të rrimë e të vajtojmë, por në fund jeta ka sfida të mëdha. Në këtë aspekt ishte dhe presioni pozitiv.

Dy kolegët e tjerë ishin nga tepelena, unë i rritur në Vlorë, ai kishte humor, batutë, ishte sportiv. Një nga gjërat e para që bëri kryeministër është ajo e të thyerit strikt. U organizuan edhe ato ndeshjet e futbollit. Ishte lojtar i mirë në futboll. Momentin i veçantë ishte kur shkuam në dasmë, ishte kolegia Mimi Kodheli, kishim një shok shkolle, një vlonjat, ishte Silva, unë, ishin disa. Diana ishte pak më e gjatë se Bashkimi, ky më i shkurtër, në mes të atij gëzimi nuk mmungonte humori vlonjat. Dhe u tha që kjo diferenca duket si kurba e industrializimit në 1939. Unë sa shkoja në Gjirokastër takoheshim.

Marrëdhëniet e mia dhe luhatjet me PS, nuk ndikuan tek ne .Kemi qenë në kontakt dashamirës, edhe me nënën që vdiq 3 muaj më parë. Fakti që Bashkimi mori një deytrë aq të vështirë, nuk mendoj se do e bënin me atë përgjegjësi dhe aftësi për të amortizuar, vendi ishte i ndezur.

Si e morët vesh lajmin?

Kam qenë në kontakte dy tre ditë më parë, shpresonim se po e kalonte. Kur u ngrita në mëngjes pata një njoftim dhe kjo ishte.

Ka patur momente të vështira, endova se ishin të kapërcyeshme. Goditi aq vdekjeprurëse sa solli këtë.

Bisedën e fundit, ne dëgjoheshim, dhe kur takoheshim. Intensiteti më i madh ishte kur kaloi vështirësi në Itali. Kishim telefonata. Më shumë sepse, atë njeri që e ka kaluar një sëmundje s’duhet ta tundosh. Nga rastet që kam pasur, vështirësia ishte tek kujdesi i tepruar. Nuk desha asnjëherë t’ia rikujtojë, flisja me kunatin e Dianën.”- tha Malaj.

SHKARKO APP