Ishin bllokuar mes Thethit dhe Valbonës, shpëtohen me helikopter 3 turistët çekë (VIDEO)

Tre turistët çekë të cilët u bllokuan në kufirin mes Thethit dhe Valbonës ndërsa eksploronin zonën janë shpëtuar pas disa orëve.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor, u nisën më herët në drejtim të zonës ku dyshohet se janë bllokuar turistët.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjet, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?