Ishin bllokuar në plazhin e Gjipesë, shpëtohen 4 turistë! Njëri prej tyre ishte rrëzuar

Katër turistë kanë mbetur të bllokuar në një terren të thepisur në plazhin e Gjipesë gjatë orëve të natës në Himarë.

Policia është njoftuar se 4 turistë të cilët po eksploronin zonën, midis fshatit Ilias dhe plazhit të Gjipesë, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, kishin mbetur të izoluar brenda një grope, dhe njëri prej tyre turistëve ishte rrëzuar.

Pas 9 orësh kërkimi nga një grup i Delta Force, shërbimi i zjarrfikëses dhe një ekip mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë, ata ku kishin mbetur të bllokuar dhe më pas janë transportuar me mjetin e ambulancës, në spitalin e Himarës, për kontroll mjekësor.

Pas kontrollit mjekësor, të katërt turistët janë kthyer në vendin ku ishin akomoduar dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

SHKARKO APP