Ishin në karantinë në banesë, përkeqësohet shëndeti i bashkëshortëve, nisen drejt Infektivit

Një çift bashkëshortësh nga Fieri janë nisur me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë, pasi shëndeti i tyre është përkeqësuar ndërkohë që ishin në karantinë në banesë.

Burre e grua janë banorë të fshatit Dermenas në Fier dhe pas kontakteve që kishin pasur kanë rezultuar të prekur me koronavirus.

Mëngjesin e sotëm mësohet se gjendja e tyre nuk ka qenë e mirë dhe është vendosur dërgimi i tyre për mjekim në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vajza e tyre, e cila ka qenë gjithashu në kontakt me prindërit, edhe ajo në karantinë prej një jave nuk paraqet probleme shëndetësore dhe sipas mjekëve deri tani është mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?