Ishin nisur nga Maqedonia për festën e Pavarësisë, autobusi me nxënës përplaset me një makinë në Librazhd

Një autobuz me targa të Gostivarit i cili transportonte nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për të marrë pjesë në Festat Kombëtare të 28 & 29 Nëntorit në Vlorë e Tiranë, është përfshirë në një aksident pak kilometra në dalje të qytetit të Librazhdit.

Mësohet se një autoveturë është përplasur me autobuzin në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit ,ndërsa dyshohet se moti me reshje të dendura dhe mjegull mund të ketë qenë një ndër shkaqet që ka favorizuar aksidentin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë në vendin e aksidentit ka shkuar policia dhe autoambulanca.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?