Ishin punëtorë sezonal, fati tragjik i 5 shqiptarëve në Greqi
Besim Muçaj, Ilir Daci, Ergin Peposhi, Ardit Peposhi dhe Gazmen Brahaj nga qytete të Shqipërisë, ishin bërë bashkë në një makinë drejt punësimit sezonal në Greqi, por një aksident tragjik u mori jetën të gjithë. Pesë viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi në Edessa të Greqisë, ku një “Mercedes Benz” me targa shqiptare u përplas me një kamion.
Sipas medias greke “Protothema”, pas operacionit të zjarrfikësve nga mjeti janë nxjerrë një 55-vjeçar, një 50-vjeçar, një 47-vjeçar, një 19-vjeçar, një 16-vjeçar. Aksidenti rrugor ka ndodhur kur makina në të cilën ndodheshin pesë personat me origjinë shqiptare, për një arsye të panjohur ka përfunduar në korsinë e kundërt duke u përplasur me kamionin.
Sipas informacioneve drejtuesi dhe pasagjeri i makinës ishin 55-vjeçari dhe 50-vjeçari. I gjithë grupi i shqiptarëve ishin punëtorë sezonal dhe po shkonin në drejtim të Skydra në Veri të Greqisë. Sakaq, tregues i ashpërsisë së përplasjes është fakti se e vetmja pjesë e makinës që ka mbetur e paprekur ka qenë bagazhi.
Sipas mediave bëhet fjalë:
Shoferi Besim Muçaj 55 vjeç, nga Kukësi me banim në Durrës.
Ilir Daci 50-vjeç, nga Preza me banim në Tiranë.
Ergin Peposhi, 19 vjeç, nga Kukësi, me banim në Tiranë.
Ardit Peposhi, 16-vjeç nga Kukësi me banim në Tiranë.
Gazmen Brahaj, 47-vjeç me banim në Durrës.
KOHA JONË SONDAZH

