ISHP: Asnjë i infektuar nga virusi kinez, tregu farmaceutik në monitorim

Në vendin tonë, për fatin e mirë nuk ka raste të konfirmuara zyrtarisht me koronavirus. Deri mbrëmjen e së hënës janë testuar 8 raste por kanë rezultuar negative. Eugena Tomini, specialiste e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik në një dalje për mediat pas mbledhjes së Task-Force për masat që janë marrë u shpreh se në 24 orët e fundit janë kontrolluar në hyrje të pikave kufitare 4700 udhëtarë që vinin nga vendet e prekura, por asnjëri prej tyre nuk ka rezultuar i infektuar.

”Asnjë rast nuk është konfirmuar me koronavirus. Respektoni masat higjeo-sanitare. Tregu farmaceotik është privat, ministrja po monitoron çmimet. Deri më tani janë kryer analizat për 8 persona, por kanë rezultuar negative. Personat që vijnë nga vendet e prekura nga virusi duhet të telefonojnë në numrin 127. Çdo udhëtim, linjë nga Italia monitorohet në bazë të gjitha masave. Theksoj se udhëtarët që janë vlerësuar kanë marrë rekomandimin e duhur për vetëkarantinim. Nuk raste të dyshuara. 4300 raste janë vlerësuar vetëm në nivelin e aeroportit, pjesa tjetër në pikat kufitare tokësore. Për të gjithë udhëtarët që vinin nga Lombardia kemi këshilluar vetëkarantinim, jo për të gjithë ata që vinin nga e gjithë Italia. Sistemi shëndetësor ka kapacitete të plota për të përballuar situatën që mund të shfaqet. Kemi dyfishim të respiratorëve përballon të gjitha kapacitetet e nevojshme”.

Tomini garantoi se sistemi shëndetësor ka kapacitete të plota për të përballuar situatën që mund të shfaqet. Nga ana tjetër, ajo u shpreh se Ministria e Shëndetësisë po monitoron shitjen e maskave në treg, pas njoftimeve për abuzim me çmimin e tyre.

”Tregu farmaceutik operon në mënyrë private, ne po e monitorojmë situatën në fjalë të shitje së maskave. Kemi eksperiencën mjaft të mirë të rasteve që kanë ardhur nga Kina. Ne i kemi vlerësuar këto raste siç është vetëkarantinimi. Çdo linjë e ardhur nga Italia monitorohet dhe vlerësohet në bazë të masave të rekomanduara nga OBSH. Udhëtarët kanë marrë udhëzimin e duhur për vetëkarantinim. Në të gjithë sistemin shkollor janë marrë masat e duhura për të shtuar masat hijeno-sanitare. Është përgjegjësi e çdo institucioni arsimor për të monitoruar situatën hijeno-sanitare. Është një infeksion respirator që transmetohet nëpërmjet spërklave. Edhe kjo virozë në vazhdimësi do të ketë një tendencë ulje. Realisht ka disa kritere për të vendosur nëse ky pacient duhet të testohet apo jo”.

Në përfundim të mbledhjes së Task-Forcës, Tomini iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bëjnë sa më shumë kujdes me higjienën personale, ndërsa shtoi se maskat duhet të përdoren vetëm në rastet kur personi është i infektuar ose kur ka kontakte me njerëz të prekur.

”Ju këshillojmë të gjithë qytetarëve të përdorin bërrylin, për të mos përdorur dorën. Të minimizojmë prekjen e gojës, hundës. Të përdoren maska vetëm kur jeni të sëmurë apo keni kontakte me persona të sëmurë. Nuk rekomandohet përdorimi i maskës, kur nuk jeni të sëmurë dhe nuk keni kontakte me persona të prekur.Të gjithë rastet që kanë ardhur nga Kina janë monitoruar nga ana jonë, si është karantinimi, deri në një moment të dytë të situatës. Çdo linjë e ardhur nga Italia monitorohet. Udhëtarët që janë evidentuar dhe vlerësuar në pikat kufitare kanë marrë rekomandimin e duhur. Nëse vijnë nga vendet, ku Italia ka vendosur karantinim, ata udhëtarë nuk dalin nga karantina. Shpresojmë që edhe kjo virozë të ketë një tendencë në ulje me rritjen e temperaturave. Diagnoza bëhet në laboratorin e Inspektorit të Shëndetit Publik dhe rezultati i analizës del për 8-12 orë. Kemi dyfishimin e respiratorëve. Ky dyfishim përballon të gjitha kapacitetet e nevojshme”.

SHKARKO APP