ISHP: Gjashtë hapat që duhet të ndiqni kur jeni në shtëpi dhe keni ethe e kollë
Instituti i Shëndetit Publik këshillon qytetarët që kanë ethe dhe kollë që të marrin një sërë masash kur ndodhen në shtëpi.
Kujdesi në shtëpi për personat e infektuar ose që dyshohen të infektuar me COVID-19
Kujdesuni për veten dhe për të afërmit tuaj!
✅ Nëse jeni i sëmurë me ethe dhe me kollë, lani shpesh duart me ujë e sapun ose me alkool.
✅ Qëndroni në shtëpi. Mos shkoni në punë, në shkollë ose në vende publike! Pushoni, pini lëngje dhe ushqehuni shëndetshëm!
✅ Qëndroni në një dhomë të veçuar nga anëtarët e tjerë të familjes! Nëse kjo është e pamundur, përdorni një maskë mjekësore dhe qëndroni të paktën 1 metër larg tyre
✅ Mbajeni dhomën të ajrosur mirë dhe nëse është e mundur përdorni një banjë të veçantë!
✅ Kur kolliteni ose teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me bërrylin e përkulur ose përdorni një letër të butë me një përdorim të cilën duhet ta hidhni menjëherë në koshin e mbeturinave!
✅ Thërrisni menjëherë punonjësit e shërbimit shëndetësor, nëse keni vështirësi në frymëmarrje.