ISHP jep lajmin, jo më 12 ditë për përgjigjen e tamponit
Epidemiologia Rovena Daja, thotë se nga marrja e tamponit, ekzaminimi dhe marrja e rezultatit nga qytetarët duhet të marrë një kohe prej 24 deri në 72 orë dhe jo më 12 ditë.
“Të gjitha mostrat që vijnë ekzaminohen brenda 24 orëve në ISHP. Në momentin që del rezultati nga laboratori kjo shkon në sektorin e epidemiologjisë. Do të futet në një sistem SISI ku përfshihen të gjitha njësitë vendore, që duan kohën e tyre për të njoftuar njerëzit. Pra maksimumi është 24 deri 72 që një person të marrë përgjigjen nëse është pozitiv apo negativ”,-thotë Daja.
Në rastet kur përgjigja e testit vonoi më shumë se 72 orë, epidemiologia jep këtë përgjigje. ”Vonoheshin ndoshta sepse ishte vetëm laboratori i virologjisë që funksiononte, ndërkohë që na vinin edhe testet e laboratorëve privatë që ishin pozitive për rikonfirmim në Institut. Ndërsa aktualisht janë 3 laboratorë shtetërore”.