“ISHP ka kapacitetet e duhura”, Brataj: Mosha mesatare në vend më e re se në Itali, më pak propabilitet për të sëmurë rëndë
Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skender Brataj ka theksuar se laboratorët e ISHP janë në gjendje që të përballojnë nga 200 deri në 400 tamponë në ditë.
Nga studio e ABC News ai është shprehur se PCR është një analizë që na tregon për nivelin e infeksionin ndërsa PCR-ja për qarkullimin ekstrakorporal është një procedurë një metodë që ndiqet në rastet e një urgjence shumë kritike.
Brataj ka thënë ndër të tjera se në Shqipëri për shkak të moshës mesatare që e kemi më të re se në Itali, pritet që rastet e prekura që mund të shkojnë në gjendje të rëndë mund të jetë më i pakët.
Pjesë nga biseda:
Sa është aftësia e ISHP për të bërë analiza?
Aftësia është 200-400 tamponë në ditë që mund ti bëjë. Po ta marrim në raport me popullsinë nuk i bie një në 1 milionë. Të mos harrojmë se nuk kemi pasur në pandemitë e kaluara kur jetoja në Itali dhe dëgjoja se analiza dërgohet në Greqi, Gjermani apo në një vend tjetër për të pritur prëgjigjen e një virusi ishte shumë shqetësuese. Ndërsa tashmë që e kemi një laborator të tillë në Shqipëri do të thotë se tashmë janë marrë masat. Ne tashmë i kemi kapacitetet e duhura.
Bera një skicë ku nëse ne kemi aksin e kohës dhe kurbës së sëmundjes ajo që ka ndodhur në Itali, me atë që kam pa dhe lexuar. Sipas një skeme të thjeshtë kjo është pika e faturimit, me numrin e shtretërve dhe mjekëve në Itali kurba e shpërhapjes ka dalë mbi pikën e faturimit, kjo tregon pamundësinë e sistemit për ti bërë ballë. Ajo që po ndodh në vendet e tjera është që ta përmbajnë shpërhapjen e virusit dhe ta mbajnë poshtë pikës së faturimit. Ne sa të sëmurë e kemi pikën e faturimit?
Këtë askush nuk mund ta thotë.
Ka dalë se ne kemi aftësinë e mbajtjes, pra kemi 140 shtretër me oksigjen në të gjithë spitalet në shtet dhe në privat?
Nëse flasim për oksigjen ne mund të blejëmë bombola oksigjeni dhe mund ti vendosim në krahët e shtetërve dhe e rregollojmë problemin, por nëse do të flasim për respiratorët është diçka tjetër. Respirator do të thotë ventilim i drejtuar ose dhënie e frymëmarrjes përmes një aparati të sëmurit që nuk ka mundësi që të marrë frymë. Numri i personave që shkon në atë gradë është në përputje me numrin e infeksionit, me numrin e personave që shkojnë në atë gradë të sëmundjes. Më parë thash se 95% -97 % të infektuarve që shërohen. Ne e kemi thënë dhe dje se kemi 155 respiratore plus 17 i kanë privatët 172 në pandemitë ne kemi pasur 170 mund të duket pak por është në raport me popullin.
Numri i të rënduarve në Itali është për shkak të moshës mesatare të popullsisë, por ne që kemi një moshë mesatare më të re a priret që të kemi një numër më të vogël personash në gradë të rëndë?
Kjo është e vërtetë. Ne kemi një probabilitet më të vogël për të pasur persona që mund të preken dhe mund të përfundojnë në gjendje të rëndë nga koronavirusi.