ISHP “kundër” Ramës: Përdorni maska në ambientet publike

Instituti i Shëndetit Publik ndryshe nga kryeministri Edi Rama, këshillon të gjithë qytetarët që të vendosin maska në ambientet publike, por ashtu sikurse keu I qeverisë nga ana tjetër këshillojnë të ruajnë distancën dhe të lajnë shpesh duart.

Me anë tënjë postimi në rrjetet sociale, ISHP thotë se virusi që shkakton COVID-19 përhapet nga një person tek tjetri para se të shfaqen simptomat e sëmundjes.

“Kështu që për të zvogëluar përhapjen e virusit vendosni maska në ambiente publike, mbani të paktën 1 metër distancë dhe lani shpesh duart. Sigurohuni që të mbuloni mirë me maskë fytyrën nga sipër hundës deri poshtë mjekrës”, këshillon ISHP.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?