ISHP mbyll qendrën shëndetësore, i gjithë stafi infektohet me koronavirus
Aktualitet E Martë, 29 Shtator 2020 11:11
Një qendër shëndetësore në Elbasan është mbyllur për shkak se stafi mjekësor rezulton i infektuar me koronavirus.
Qendra shëndetësore ndodhet në Fushë Mbret, ku kanë rezultuar pozitiv 3 infermierë dhe dy mjekë që mbulojnë të gjithë lagjen me shërbime shëndetësore.
Për këtë arsye, ISHP ka vendosur të mbyllë sot qendrën, duke bërë edhe dezinfektimin e ambienteve të saj.