ISHP ndëshkon me gjobë fasoneri, kompani nafte dhe supermarkete
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës anti-COVID, kanë realizuar 1381 kontrolle dhe monitorime në 24 orët e fundit, rreth zbatimit të masave kundër koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë vendosur 11 masa administrative, ku 4 gjoba janë vendosur në fasoneri, kompani nafte dhe supermarkete, ndërsa 7 masa administrative për pezullim aktiviteti në institucione publike, market ushqimor, dyqan veshjesh dhe filial banke.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura.
Bizneset të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë:
▪️Dezinfektoni ambientet;
▪️Kryeni ajrosjen rregullisht;
▪️Përdorni maska apo barriera mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët.
Qytetarët të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura:
▪️Mbani distancën;
▪️Vendoseni maskën;
▪️Ruani higjienën personale dhe kolektive.