ISHP thirrje qytetarëve: Bëni pazar për 1 javë
Kurba e të prekurëve në Shjqipëri nga Covid-19, është rritur dhe kjo situatë ka shqetësuar autoritetet në vend. Instituti i Shëndetit Publik i ka bërë thirrje qytetarëve për më shumë ndërgjegjësim dhe kujdes për të mbrojtur vetën dhe familjarët në mënyrë që vendi të mos jetë i detyruar të kalojë një valë të dytë infeksioni dhe të rikthehet sërish pas me hapjen graduale që është bërë deri në këto momente.
”Parandaloni përhapjen e Covid-19. Në këtë situatë të lehtësimit të masave, kemi rritur vigjilencën për gjurmimin, testimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të dyshuara me Covid-19 si dhe kontakteve të tyre, në mënyrë që situata të vazhdojë të mbahet në kontroll. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdoni të respektoni distancimin fizik dhe të mbani higjienën personale. Praktika për t’u ndjekur dhe shmangur në mënyrë që të mbroni veten dhe të tjerët nga Covid-19”.
Këshillat e ISHP për qytetarët
Qëndroni të sigurt nëse duhet të dilni nga shtëpia për qëllime thelbësore sikurse janë vajtja në pazar apo farmaci:
Nëse është e mundur kufizoni daljen dhe provoni mundësitë online
Vizitoni sa më pak vende të jetë e mundur
Merrni furnizime për të paktë një javë
Mbani të paktë 1 metër distancë nga të tjerët
Lani duart para dhe pas