ISHSH: Gjobiten dy fasoneri në Tiranë e Berat
Në inspektimet e kryera ditën e sotme nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, në zbatim të planit të veprimit për përballimin e Covid-19, u gjetën me shkelje 2 (dy) subjekte të cilat ushtronin aktivitetin e tyre kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 2, datë 11.03.2020, Ligji Nr. 15, datë 10.03.2016 “Për Parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive” i ndryshuar.
Ndaj subjekteve u vendosën masat administrative si më poshtë:
1. ISHSH, dega rajonale Tiranë, vendosi Masë Administrative 500 000 lekë ndaj subjektit me NIPT L53527801V, aktiviteti fasoneri.
2. ISHSH, dega rajonale Berat, pas denoncimit të ardhur në Platformën e Bashkëqeverisjes, ushtroi sot në bashkëpunim me Policinë e Shtetit inspektim në subjektin me NIPT K62827021R, aktiviteti fasoneri. Ndaj subjektit u vendos Masë Administrative 500 000 lekë.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, ka kryer 1401 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin sot më datë 18 mars 2020. Inspektimet dhe monitorimet janë kryer në furra buke, dyqane dhe supermarkete, fasoneri, call centers, fabrika dhe njësi prodhimi, spitale, poliklinika, qendra shëndetësore dhe ambulanca, farmaci etj.
Jemi në terren gjatë gjithë kohës. Kujdesemi Për Shëndetin Tuaj. Zbatoni masat për parandalimin e përhapjes së COVID -19′.