Ishte dënuar për vrasje, ekstradohet 40 vjeçari nga Italia

Transferimi i këtij shtetasi u bë pas njohjes nga ana e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, të vendimit penal italian.

Ky shtetas do vuajë dënimin në Shqipëri, pasi është i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia italiane. Në vitin 1997 në Milano të Italisë, ai ka qëlluar për vdekje me armë zjarri shtetasin shqiptar N. Z, duke konsumuar veprën penale të “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim”. Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, 40-vjeçari iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

SHKARKO APP