Ishte duke kaluar rrugën, skrepi përplas për vdekje 60-vjeçarin në Vlorë
Një aksident i rëndë ndodhi në Vlorë të mërkurën pasdite. Në vendin e quajtur Fushë-Dukat, një mjet i tonazhit të rëndë tip ekskavator ka shtypur një 60-vjeçar.
Për pasojë, shtetasi Novrus Havaraj ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
“Rreth orës 18:10, në një rrugë dytësore të fshatit Dukat, Vlorë, një këmbësor rreth 60 vjeç është zënë poshtë dyshohet aksidentalisht nga një skrep i një firme private e cila kryente punime në këtë rrugë. Si pasojë 60 vjeçari N.H ka humbur jetën” njoftoi policia.
Sipas raportimeva nga terreni, 60-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën kur është goditur fatalisht nga mjeti i rëndë duke i marrë jetën.
Drejtuesi i skrepit është larguar nga vendi i ngjarjes por po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave.