Ishte duke luajtur, 3-vjeçarja bie nga ballkoni në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Tiranë, pasi një 3-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga ballkoni.

Incidenti u shënua në rrugën “Marije Kraja” në kryeqytet. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se e mitura me inicialet A.L., ishte duke luajtur në ballkon, ndërsa është rrëzuar nga kati i dytë i banesës.

Fill pas ngjarjes vajza është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?