Ishte duke punuar, bie nga lartësia punonjësi zjarrfikës

Një incident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një punonjës i shërbimit zjarrfikës ka rënë nga një lartësi teksa ishte duke punuar.

Sipas uniformave blu mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së 2 tetorit në rrugën ‘Mine Peza’.
Fatmirësisht 42-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 02.10.2024, rreth mbrëmjes, në rrugën “Mine Peza”, ka rënë nga një lartësi ku ishte duke punuar, shtetasi F. Sh., 42 vjeç, (punonjës i shërbimit zjarrfikës), banues në Tiranë. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

SHKARKO APP