Ishte duke shkuar në një rast urgjent/ Ambulanca përplaset me mjetin privat, plagoset rëndë një grua

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan ku janë përfshirë një autoambulancë me drejtues shtetasin A.M., dhe një mjet tjetër tip “Golf 6” me drejtues shtetasin N.M., e për pasojë është plagosur rëndë një grua.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Elbasan-Bradashesh ndërsa nuk bëhet i ditur emri i gruas që është plagosur por burime për Faxweb.al thonë se ajo po udhëtonte si pasagjere në mjetin privat.

Autoambulanca ishte duke shkuar në një rast urgjent së bashku me stafin mjekësor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burrë e grua janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe sipas Policisë, ndodhen nën kujdesjen e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Informacion paraprak:

Në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, një autoambulancë e spitalit Elbasan, me drejtues shtetasin A. M., banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A.M., banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesi i mjetit “Volkswagen”, si dhe bashkëshortja e tij shtetasja N. M., të cilët janē transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesjen e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?