Ishte i dënuar me 5 vite burg, “Shqiponjat” kapin shkodranin e njohur si “Fredi”
Ditën e sotme është arrestuar një tjetër shtetas i shpallur në kërkim.
Burime nga policia e shtetit bëjnë me dije se është arrestuar pasdite e djeshme në Shkodër shtetasi Nikolin Shkambi, 31 vjeç, i cili njihet edhe me emrin “Fredi”.
Sipas dëshmitarëve okularë që raportuan për ngjarjen, 31-vjeçari është arrestuar në lagjen “3 Heronjtë” të qytetit të Shkodrës. Rezulton se ai është dënuar me 5 vite burgim nga gjykata e Shkodrës për vjedhje në bashkëpunim.

KOHA JONË SONDAZH

