Ishte i dënuar, ndahet nga jeta 22-vjeçari me kancer në spital

 

Ndërroi jetë në spitalin “Nënë Tereza”, 22-vjeçari i diagnostikuar me kancer, i cili ishte dënuar me 5 vjet burg për armëmbajtje pa leje.

I riu nga Fieri, Artur Meçe, ishte transferuar prej disa ditësh nga Spitali i Burgut, në pavijonin e Kardiologjisë në QSUT.

Veç kancerit, Meçe kishte edhe probleme kardiake, për shkak të të cilave ai ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes.

Rasti i Artur Meçes u bë publik edhe në media gjatë muajit shtator, kur familjarët e tij, por edhe qytetarët e Fierit, kërkonin lirimin nga burgu të 22-vjeçarit, pasi sipas tyre i kishte ditët e numëruara. Artur Meçe pak kohë më parë u dënua nga drejtësia me 5 vite për armëmbajtje pa leje.

Pas përkeqësimit të shëndetit, i riu që vuante dënimin në burgun e sigurisë se lartë ne Fier u diagnostikua me sëmundjen e kancerit. Në një protestë të zhvilluar 3 muaj më parë, familjarët i kërkonin presidentit lirimin e Arturit.

Nëna e tij, Mimoza Meçe tregonte se doktorët e kishin diagnostikuar me kancer në mushkëri, por ai kishte edhe probleme në zemër.

Megjithëse pas kërkesës, Drejtoria e Burgjeve tha se kishte vënë në dijeni për rastin Gjykatën dhe Prokurorinë, nuk erdhi asnjë vendim konkret, qoftë edhe për lehtësimin e kushteve të vuajtjes së dënimit. Ndërsa dy ditë më parë i riu nga Fieri ndërroi jetë në Spitalin “Nënë Tereza”, në Tiranë.

SHKARKO APP