Ishte i shtruar prej ditësh në spitalin COVID2, ndërron jetë mjeku i njohur

Një tjetër mjek ka humbur jetën nga koronavirusi.

Neuropsikiatri, Sali Baco nga Elbasani ishte shtruar prej ditësh në Spitalin Covid2 në Tiranë, pasi u infektua me virusin potencialisht vdekjeprurës.

Dr. Sali Baco ishte diplomuar në vitin 1969, ndërsa prej viteve 1972 deri ne vitin 1985 ishte shef pavioni. Ne vitin 1985 emërohet Drejtor i Spitalit Psikiatrik.

Ne vitin 1992 deri ne vitin 1995 Drejtor i Shëndetit Publik. Ne vitin 1998 Nëndrejtor i Spitalit Rajonal dhe njëkohësisht Shef i Poliklinikes deri ne vitin 2005.

SHKARKO APP