Ishte kthyer në shpërndarës droge për të dënuarit, arrestohet stomatologu i burgut 313 në Tiranë
Arrestohet nga policia stomatologu i burgut 313 në Tiranë, pasi është zbuluar se shpërndante lëndë narkotike në institicionin e vuajtjes së dënimit, në bashkëpunim me një të paraburgosur.
Stomatologu i zbulua pasi u kap mat një i burgosur. Ky i fundit kishte qënë për vizitë te stomatologu dhe pasi doli që aty iu gjet sasia e lëndës narkotike rreth 100 gr drogë, çka çoi në zbulimin e tij.
Deklaratë për Media
Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kryen një operacion të mirëkoordinuar për arrestimin e një punonjësi të IEVP 313 për të cilin ka pasur dyshime bindëse mbi aktivitetin e tij dhe një të paraburgosuri.
Pas informacioneve të marra, SHKBB ka vlerësuar dhe organizuar punën për kapjen dhe goditjen e një rasti shpërndarjeje të lëndës narkotike në IEVP Jordan Misja, ku si pasojë u bë arrestimi i stomatologut dhe një të paraburgosuri.
I paraburgosuri R.S. rreth orës 11:30 të datës 25.09.2020 është vizituar tek stomatologu i IEVP 313 Jordan Misja, F.B., kabineti i të cilit ndodhet në godinën B të institucionit. Pas vizitës dentare, ura metal-detektor gjatë kthimit të këtij të paraburgosuri ka dhënë sinjal dhe pas kontrollit fizik në trupin e tij u gjet një sasi e konsiderueshme lëndë e dyshuar narkotike rreth 100 gram e mbështjellë me letër alumin dhe me plastmas.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se i paraburgosuri R.S. dhe stomatologu F.B kanë patur kontakt me njëri-tjetrin. Në vajtje për te klinika nuk është dhënë sinjal nga ura metal-dedektor, ndërsa në kthim janë aktivizuar sinjalet e urës.
Pas kryerjes së veprimeve proceduriale dhe administrimit të provave si, deklarime, këqyrja e kamerave, dokumenta, etj, u bë arrestimi i tyre.
Materialet do të referohen në prokurorinë e rrethit Tiranë për veprën penale të “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara’ parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal në ngarkim të të paraburgosurit R.S. dhe në ngarkim të stomatologut të IEVP Jordan Misja, F.B, për veprën penale të parashikuar nga neni 324/a/2 ‘Futja e mbatja e sendeve të ndaluara në IEVP’ dhe neni 283 i Kodit Penal, ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.