“Ishte momenti i vështirë”, shefi i zjarrfikëses së Vlorës rrëfen momentin e shpëtimit të dy njerëzve nga rrënojat

Shefi zjarrfikëses së Vlorës, Luan Kapaj rrëfeu momente nga operacioni i shpëtimit të banorëve të mbetur nën rrënojat e pallatit 6 katësh në Durrës.

Ai tha se shpëtoi dy jetë njerëzish, një burrë dhe një grua.

Ndërsa shtoi se do rrezikojë jetën e tij për të shpëtuar jetën e të tjerëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Popullit tim do ti shërbej në çdo moment të vështirë të jetës së qytetarit dhe do rrezikoj jetën time për të shpëtuar një jetë tjetër. Ka qenë një moment shumë i vështirë, 3 kate ishin rrafshuar. Kur njerëzit atje kërkonin ndihmë ishte e pamundur të mos u jepje ndihmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ishte një tunel ku mezi u futëm për ta shpëtuar atë njeri. Jo një, por shpëtuam 2 jetë njerëzish. Një grua dhe një burrë. Kur dikush thoshte aman duam vetëm pak oksigjen ishte e pamundur të mos rrezikonim jetën tonë për ta shpëtuar atë njeri. Ishte fati i atij njeriu.

Shpëtuam dy jetë njerëzish, por fatkeqësisht lamë edhe dy vetë, që për mendimin tonë ishin të vdekur. E mbaruar detyrën deri në një moment kur nuk kishim mundësi të shkonim më tej. Do kthehemi sërish në Durrës, mbase i gjejmë të gjallë.”  

Luan Kapaj dhe zjarrfikësit e tjerë u nderuan sot nga kryebashkiaku i Vlorës për kontributin e tyre në shpëtimin e njerëzve me titullin “Mirënjohje e qytetit.”, tha shefi zjarrfikëses së Vlorës, Luan Kapaj.

Ora News - Shefi i zjarrfikëses së Vlorës rrëfen momentin e shpëtimit të dy njerëzve

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?