Ishte në Bovë rreth 100 m nga bregu, fundoset mjeti lundrues në Jalë
Aktualitet E Enjte, 30 Qershor 2022 13:43
Në plazhin e Jalës në Himarë është fundosur një mjet lundrues.
Ky i fundit ishte bosh, teksa ishte në pronësi të shtetasit Jorgo Andoni.
Mjeti lundrues ishte në Bovë rreth 100 m nga bregu, në momentin kur u fundos.
Nga ngjarja, fatmirësisht nuk ka pasur të dëmtuar.
Kujtojmë se dy ditë më parë në Dhërmi u fundos një jaht. Mjeti lundrues rreth 15 metra i gjatë ishte në spirancë rreth 100 metra larg bregut.
KOHA JONË SONDAZH

