Ishte në krye të detyrës, kush është mjeku shqiptar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali

Katër viktima është bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi ditën e djeshme (27 Dhjetor) në Itali ku një autobus u përplas me një ambulance brenda tunelit Ca’ Gulino.

Një prej viktimave ishte me origjinë shqiptare dhe bëhet fjalë për mjekun 40-vjeçar Sokol Hoxha, i cili studioi në Politeknikumin Marche dhe është babai i një foshnjeje 4 muajshe.

“Në një mesazh prekës nga këshilltari i qarkut për kujdesin shëndetësor Filippo Saltamartini, për mjekun Hoxha thuhet se: “Personeli shëndetësor që punon në ambulancë rrezikon jetën çdo ditë dhe e vë në shërbim të pacientëve. Janë heronj të heshtur dhe të ditës: sot tre prej tyre ranë duke kryer detyrën. Duhet t’u jemi mirënjohës të gjithë atyre që e vënë veten në shërbim të komunitetit çdo ditë me kurajo dhe altruizëm”, raportojnë mediat italiane.

Bashkë me 40-vjeçarin, Sokol Hoxha, tre personat e tjerë që humbën jetën janë identifikuar si Stefano Sabbatini (shofer), Cinzia Mariotti di Acqualagna (infermiere) dhe pacienti i transportuar me ambulancë, 85-vjeçari Alberto Serfilippi.

SHKARKO APP