Ishte në shërbim, makina përplas punonjësin e policisë në Korçë

Një aksident është raportuar në aksin rrugorë Korçë-Maliq, ku paraprakisht mësohet se një automjet ka përplasur punonjësin e Policisë Rrugore.

Mësohet se efektivi i Policisë Rrugore, shtetasi me inicialet E.Ç., ka qenë në shërbim në momentin që është përplasur nga makina.

Sipas informacioneve efektivi është jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më datë 04.01.2022, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Lumalas, Korçë, shtetasi Xh. A., i cili drejtonte mjetin tip “Benz”, ka përplasur punonjësin e policisë rrugore E. Ç., që ka qenë në shërbim, në këtë linjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa punonjësi i policisë u dërgua për ndihmë mjekësore në Spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?